Altin Dumani për inceneratorin e Tiranës: Po hetohet për paratë (por jo për Erion Veliajn)

0

Gjatë një takimi informal me gazetarët, shefi i SPAK, Altin Dumani është pyetur nga gazetarët për hetimin që po behet për inceneratorin e Tiranës dhe se ku kanë shkuar paratë.

Ai është shprehur se për momentin është vendosur në sekuestro inceneratori i Tiranës, dhe se gjithçka po menaxhohet nga administrimi i shtetit, por nuk tha një fjalë për Erion Veliaj, të akuzuar nga opozita si kreu i inceneratorit.

Ai ka thënë se po hetohet dhe ku kanë përfunduar paratë, e kurrsesi nuk zë në gojë atë që e akuzon edhe ish zevendeskryeministri Ahmetaj.

“Në momentin që është vendosur sekuestro inceneratori i Tiranës është nën administrimin e shtetit. Administratori ka detyrimin që ta menaxhojë, ai është personi përgjegjës për paratë. Për çështjen e sekuestrimit ka masë sigurimi, për ata që dyshohet se kanë përfituar nga ato fonde, po ashtu është duke u hetuar edhe për pjesën tjetër të parave”, është shprehur ai.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu