Altin Dumani reagon për herë të parë për akuzat e Metës

0

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani zhvilloi të hënën një takim informal me gazetarët ku u përgjigj për disa nga çështjet e nxehta të aktualitetit.

Gjithashtu Dumani ka reaguar edhe për akuzat dhe deklaratat që presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka bërë ndaj kreut të Prokurorisë së Posaçme.

“Nuk kam asnjë koment për deklaratat e bëra nga ish-presidenti Ilir Meta”, tha ai, teksa shtoi se nuk mund të japë informacion për statusin e Metës dhe Monika Kryemadhit.

Ndërkohë, Dumani bëri me dije se është regjistruar procedim penal për çështjen e Xibrakës dhe informoi se Gazment Bardhi nuk ka bërë kallëzim.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu