Ambasada Amerikane pas fitores së Trump “Dallëndyshe, ktheje ndryshe”, del hapur në mbështetje të Sali Berishës: Dilni në votime dhe votoni pa frikë!

0

Katër ditë para zgjedhjeve të 11 majit, Shtetet e Bashkuara kanë dalë hapur në mbështetje të opozitës dhe në të njëjtën kohë kundër regjimit të Ramës. Ambasada amerikane, pasi per shume vite i kishte krehur bishtin kryehajdut Edi Rama,  i ka bërë thirrje shqiptarëve që të dalin në votime dhe të votojnë pa frikë.

Është kjo seli që kishte “lista të zeza” për tërë gazetarët që nuk u joshën nga paratëe pista të USAID dhe Soros që sot, sipas shprehjes së bukur tonën “dallëndyshe ktheje ndryshe” përcjellë për herë të parë një mesazh njerëzor, demokratik.

Fitorja e Presidentit Trump, është një ngjarje e madhe, ku gazeta Shqipëria Etnike e ka besuar edhe kur ai ishte i akuzuar nga sejmenet sorosianë.

Me një gjuhë të pastër diplomatike, Shtetet e Bashkuara kanë orientuar shqiptarët në dy prioritetet e ditës së zgjedhjeve që janë prioritet të opozitës për të siguruar fitoren.

E para, dalje masive në votime që kërkojnë Shtetet e Bashkuara sjell fitoren e opozitësb, dhe e dyta, votimi pa frikë është një mesazh kundër regjimit që kërkon të përdorë grupet kriminale për ti bërë presion zgjedhësve.

Reagimi i Ambasadës Amerikane në Tiranë

“Mos lejo të tjerët të flasin për ty. Vota jote është vetëm e jotja. Voto pa frikë”, është mesazhi që Ambasada i ka dërguar qytetarëve, duke i inkurajuar ata të shprehin preferencat e tyre pa presion dhe pa frikë nga ndikime të jashtme.

Ky apel vjen në kuadër të një përpjekjeje për të garantuar që procesi i zgjedhjeve të jetë i drejtë dhe i lirë, duke respektuar vullnetin e çdo qytetari.

Ambasada Amerikane gjithashtu ka rikujtuar rëndësinë e pjesëmarrjes në procesin zgjedhor si një element kyç për forcimin e demokracisë dhe për të siguruar një të ardhme më të mirë për Shqipërinë.

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe teksti

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu