Ambasadori amerikan në Beograd Christopher Hill: Serbia ka të drejtë ligjore të kërkojë futjen e ushtrisë në Kosovë

0

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, e ka konsideruar si të ligjshme kërkesën e Serbisë ndaj KFOR-it për Rezolutën 1244 që ushtria serbë të kthehet në Kosovë. Por ai theksoi se ishte e nevojshme një zgjidhje politike dhe jo ushtarake.

“Kjo është çështje që mbetet politike, dhe prandaj kërkon zgjidhje politike. Unë nuk shoh mundësi të një zgjidhjeje ushtarake,” – u shpreh Hill.

Mes të tjerash, ai përmendi edhe nevojën e formimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Dhe që njerëzit që jetojnë atje (në Kosovë) të mund të kenë pritshmëri të qarta se si do të jetë jeta e tyre në të ardhshmen, kjo mund të arrihet përmes themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe,” – shtoi ambasadori.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu