Ambasadori amerikan në Kosovë: Dhuna e papranueshme, palët t’i kthehen dialogut

0

Vendet anëtare të QUINT-it i kanë propozuar kryeministrit të Kosovës Kurti që krerët e zgjedhur të komunave në veri të vendit ta ushtrojnë detyrën jashtë objekteve zyrtare.

Ambasadori amerikan Hovenier tha se dhuna është e papranueshme dhe se palët duhet t’i kthehen dialogut për zgjidhjn e situatës.

“Nuk jam në pozicion për t’iu treguar se çfarë do ndodhë në objektet e komunave të kryetarëve të sapozgjedhur. U bëj thirrje palëve që të qetësojnë situatën dhe t’i kthehen dialogut, përtëritjes së raporteve, zgjidhja është përmes dialogut. Nuk është e drejtë që të përdoret dhuna dhe nuk është pranueshme.” – tha Hovenier.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu