Ambasadorja eBE uron drejtuesin e ri të SPAKut

0

Ambasadorja e delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Christiane Hohmann, ka uruar Altin Dumanin për zgjedhjen në krye të SPAK.

Në një reagim në rrjetet sociale, Hohmann vlerëson edhe Arben Krajën për drejtimin e SPAK gjatë këtyre 3 viteve, teksa thekson se efektiviteti i punës së SPAK është thelbësor për ecurinë e Reformës në Drejtësi.

Mirëpres zgjedhjen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë të zotit Altin Dumani si Kryetar i ri i SPAK. Urime! Shpreh vlerësimin tim të lartë për z. Arben Kraja për punën e bërë gjatë tre viteve të fundit. Një SPAK efektiv është thelbësor për suksesin e reformës në drejtësi”, thotë ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu