Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka nisur turin e lamtumirës në Shqipëri, teksa përfundon detyrën e saj në vendin tonë.
Kim turin e lamtumirës e ka nisur në Tropojë, ku është takuar me disa qytetarë, të cilët i ka falenderuar për mikpritjen
“Kur jam me ju, ndihem se jam me familjen time”, ka thënë ambasadorja Kim në takimin e saj në Bajram Curri.
“Ambasadorja Yuri Kim ka vizituar Tropojën për të nisur procesin e lamtumirës teksa përfundon detyrën e saj në Shqipëri. Gjatë vizitës së saj në Bajram Curri, ajo u takua me qytetarë të zonës, duke shprehur mirënjohjen dhe dashurinë e saj për Tropojën si një nga vendet e saj të preferuara në Shqipëri.
Duke vënë në dukje rrënjët e saj familjare në male, ambasadorja Kim falënderoi tropojanët për mikpritjen e ngrohtë dhe u tha atyre: “Kur jam me ju, ndihem se jam me familjen time””thuhet në njoftimin e ambasadës.