Shkruan Sokol Pepushaj
Dosja Rama-McGonigal, ku një kryeministër i njohur botërisht si antiamerikan, luan prej vitesh bixhoz me cipën e nderit të marrëdhënieve Shqipëri-Amerikë, është duke u hetuar në SPAK.
Bablokut ju lidh nyje fjala, sapo Altin Dumani foli nga Shkodra.
Po pse u zgjodh Shkodra për të dhënë lajmin e shumë pritur nga fshatarët që i duan 4 Klanet Mafioze në sekuestro pasurie dhe në burg?
Është ky qyteti që njihet për shakatë e holla, ku okën e ndan në dërhem e lajmin e bën 400 copash, që Babloku të dërgohet pa e ndjerë rënien nga maja e Olimpit në derë të drejtësisë, me një mutaf të butë mbi vithet që i tund fushave e maleve plot hashash.
Nuk u drogua Altin Dumani, por “belbëzoi” sikur ka trembur drojën.
Një dromcë mbështetje nga Amerika, ku këshilltari ligjor në ambasadën amerikane David Backman, lëshoi nga goja fjalë të mira për SPAK-un dhe respektimin e pavarësisë së prokurorëve, ka fryrë për pak orë retë përmbi pritshmëritë e fshatarëve.
Me njërin sy në Qiell e tjetrin në Tokë, të verbrit kërkojnë rrugën me shkop për tek drejtësia.
Nga hapësira ku fluturojnë engjëjt mund të vijë shpëtimi, pasi këtej poshtë, makinës së SPAK-ut ja ka shpuar gomat Babloku, sa nuk tërheqë dot drejt vetes as Ilir Beqajn e Olta Xhaçkën.
Çafër Olta është mbështjellë me çarçaf të Lindita Nikollës si kokërr gruri, ndaj është harruar zbatimi i Vendimit të Gjykatës Kushtetuese për papajtueshmërinë e mandatit të deputetit për Olta Xhaçkën, pasi bashkëshorti i saj u shpall investitor strategjik nga qeveria, kurse gomar Beqaj, është më i rëndë e më i madh.
Madhështohen e përmallohen, i rrinë mirë edhe samarit këta gomarët e fshatit tonë, sa herë samarxhinjtë përdorin astarin e bardhë.
Edhe lajmin e bardhë se Ambasada amerikane mbështet SPAK-un në hetimin e dosjes Rama-McGonigal, e kanë tmerr këta mafiozët e tmerrshëm, që ende lobojnë me para krimi për të shpëtuar lëkurën e regjur në korrupsion./Pamfleti