Amerika nuk i njeh zgjedhjet farsë në Shqipëri

0

16 ditë pas farsës, SHBA reagoi për 11 Majin.

Ishte hera e parë në historinë e vendit tonë, por edhe në historinë e një vendi aleat me SHBA, që Uashingtoni uronte thjesht vendin për zgjedhjet, pa përmendur fare fituesin.
Kjo ishte mënyra më e qartë për të treguar se ata nuk e njohin farsën e Edi Ramës, por sigurisht do vazhdojnë të punojnë me popullin shqiptar.

Ata që kujtojnë dy gjëra nga diplomacia, e dinë se kjo ishte gjëma më e madhe amerikane për qeverisjen e një vendi aleat.

Por ironia është se papagajtë e Edi Ramës në media nxituan me porosi të shkruajnë se kjo është Amerika e re e Donald Trump.

Sipas këtyre mashtruesve, Uashingtoni ka nisur të reagojë thatë dhe shkurt në kushtet e një gjeopolitike të re.

Ky është një mashtrim i paskrupullt.

Mjafton të shohësh reagimet e Departamentit të Shtetit të Marko Rubios dhe kjo rezulton një manipulim.

DASH ka reaguar vetë për çdo palë zgjedhje të zhvilluara edhe në vende në zhvillim. Pa diskutim që ka reaguar edhe për vende si Australia dhe Gjermania.

Por nëse strategjia amerikane paska ndryshuar, atëherë pse reagoi DASH brenda 3-4 ditësh për zgjedhjet në Ekuador, Belize apo Trinidad dhe Tobago?

Pse reagoi DASH për këto vende dhe nuk u mjaftua me një deklaratë të ambasadës?

Pse DASH i vlerëson këto zgjedhje si demokratike dhe uron fituesin e tyre?

Mbi të gjitha, pse Marko Rubio si kreu i DASH ka zgjedhur të telefonojë personalisht fituesit e zgjedhjeve në këto vende?

A nuk mjaftojnë këto për të kuptuar se SHBA i ka rrëzuar këto zgjedhje?

Mbi të gjitha është e qartë se ata kanë rrëzuar Ramën, i cili u premtonte shqiptarëve një surprizë nga SHBA në prill dhe nuk e kaloi oqeanin as tani kur amerikanët u mjaftuan me praninë e Bajram Begajt.

Rama e di mirë se në Uashington i kanë vënë vizën, prandaj ka lëshuar turmën e lehësve për të deklaruar se SHBA pranoi zgjedhjet.

Por farsa elektorale vetëm sa mori goditjen më të fortë në histori.

Mjaftuan dy fjali nga SHBA.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu