Avokati Idajet Beqiri, ka folur për kallëzimin që ka bërë në SPAK ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, duke pretenduar se kanë paguar qindra mijëra euro për operacione estetike.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Beqiri dha disa shpjegimi. Ai u pyet nga analisti Neritan Sejamini, a ka në fokus ndonjë padi për qeverinë, sepse të gjitha i ka fokusuar te opozita.
Pjesë nga biseda:
Neritan Sejamini: Veprimi juaj është i lëvdueshëm, por kam pyetje. Ju keni të tjera dosje që punoni për të çuar në SPAK, nga qeveria? Biem dakord që korrupsioni banon te qeveria. Ka patur korrupsion në të shkuarën, por sot vuajmë pasojat e korrupsionit që është në pushtet. Ju si avokat keni treguar ndonjë interes për këto cështje?
Idajet Beqiri: Çdo gjë ka një rradhë.
Neritan Sejamini: Cfarë e përcakton rradhën avokat? Është më mirë të denoncosh një të korruptuar në qeveri sepse akti i denoncimit ndalon korrupsionin, pra ka edhe të mirë direkte, ndalon një proces korrupsioni. Ata që kanë qenë në pushtet, duhen denoncuar por nuk kanë pasojë direkte sot. Denoncimi i qeverisë ka efekt pozitiv.
Idajet Beqiri: Nuk është kaq e thjeshtë. Kjo presupozon që kemi qenë vend normale. Duhet hetuar 97 e me rradhë…