Rritja e çmimeve në plazhet shqiptare ka prekur edhe aktorin Bes Kallaku, që njihet nga të gjithë si miku i ngushtë i Ilir Metës.
Aktori thotë se të gjithë shqiptarët nuk hanë dot bukë në mëngjes pasi janë rritur çmimet e restoranteve dhe hoteleve, ku thekson se një omletë kushton 20 mijë lekë.
“Jemi të vetmit që sa herë shkojmë te restoranti dhe hamë mëngjesin, pyesim kamarierin sa është omëleta sot. Sepse ndryshon çmimi sa herë ikën dhe vjen. Dhe kamarieri të shikon se si je veshur dhe të këput 20 mijë lekë. Pronarët e hoteleve nuk duhet t’i vendosin çmimet e dhomave sikur po i lajnë çarçafët me një ilaç që kushton 200 euro. Të mos e shesin ujin 7 mijë lekë sikur e kanë mbushur me ujë të shenjtë. Meqë tokat i keni zaptuar për parking, të paktën mbajini çmimet normal”, ankohet Kallaku…..!!!!
Promoted Content