Arben Ahmetaj dhe Taulant Balla me dosje mafioze, vjedhja, dhunime, vrasje, ku është drejtësia?!

0

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla thotë se drejtësia duhet të bëjë punën e vet, teksa iu përgjigj pyetjes së gazetarëve, në lidhje me një implikim të mundshëm të ish-ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj në aferën e inceneratorëve.

Balla u shpreh se kuvendi e ka paraqitur qëndrimin e tij në lidhje me këtë çështje, me materialin e plotë të Komisionit Hetimor parlamentar.

“Mendoj që duhet të lëmë drejtësinë të bëjë punën e vet. Në fund të fundit, edhe media është një pushtet në demorkaci, jo më kot quhet pushteti i katërt, por edhe pushteti i medias nuk është i pakufizuar në kuptimin që, sa kohë nuk ndikon në pavarësinë e një institucioni tjetër.

Unë ju thashë, pozicioni ynë për këtë çështje, është në një material shumë të plotë që janë gjetjet e Komisionit Hetimor parlamentar. Ne nuk komentojmë dhe nuk duhet të komentojmë asnjëherë çështjet të cilat janë nën hetim”, theksoi ai.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu