Arben Ahmetaj duhet arrestuar, jo të përdoret për show

0

Avokatja Enida Bozheku tha për “Review” në Euronews Albania se mbrojtja e Arben Ahmetajt ishte një show mediatik dhe jo mbrojtje ligjore.

Sipas saj, Ahmetaj i përcolli një sërë mesazhesh SPAK-ut dhe nëse ajo vetë do të ishte prokurore do t’i vinte prangat.

“Ahmetaj i dha SPAK-ut indicie dhe ato ishin të atilla që unë po të isha prokurore do i vija prangat në vend, sinqerisht për ato që u thanë, jo vetëm atij, por dhe shumë të tjerëve,” – u shpreh Bozheku.

Pasi u intervista nga prokurorët e SPAK-ut, Arben Ahmetaj deklaroi për mediat se nuk ka asnjë lidhje me inceneratorët. Ish-zv. kryeministri tha se Rama nuk duhet të bëjë gjykatësin.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu