Shkruan Zef Ndreka
Kjo nuk do mend. Pavarësisht se gjyqi do të bëhet në mungesën e tij dhe mund të marrë dënim maksimal nga gjykata.
Edi Rama e shiti duke e djegur përfundimisht. E përcollën me pekule duke marrë arratinë në Kanadanë e largët me të cilën vendi ynë nuk ka marrëveshje ekstradimi.
Kështu, gjyqi do bëhet vetëm në praninë e avoketërve duke patur suport edhe qeverinë dhe autoritetit e kryeministrit Rama.
Kjo është tallje me drejtësinë e re, me SPAK-un.
Nga ana tjetër kjo përcjellje me pekule e Arben Ahmetaj nga Rama, tregon qartë se krejt qeveria është e zënë gafil në vjedhje, por edhe SPAK-u po punon me hapin e breshkës.
Pra, loja e përbashkët është e rrezikshme por përfundimisht në dëm të PS-së.
Lindin pyetjet:
Përse e përcollën me pekule dhe a do e mbylli SPAK-u këtu çështjen e inçeneratorëve?!
Apo do të fillojë goditjet djathtas për të vënë “ekuilibër” ndërmjet forcave politike?!
Nëse ndodh kështu, asgjë nuk ka ndryshuar. Vetëm mbetët një lojë me aktorët e mëdhenj të politikës shqiptare.
Në do të dëshironim ndryshe.
Do të dëshironim një SPAK të fortë e të drejtë, që nuk punon politikisht. Një SPAK që ta besojë populli.
Do dëshironim një SPAK që do të çlironte ankthin e shqiptarëve se me ne fund drejtësia e re ka lindur në këtë vend.
Do të dëshironim një SPAK ti këpus kokën korrupsionit bilateral që të shpresojmë për një Shqipëri Demokratike normale si gjithë Europa.
Dhe këtë shpresë apo ankth të shqiptarëve e ka në dorë pikërisht SPAK-u.
Goditja të korruptuarve në Shqipëri mund të vijë vetëm nga lart. Është provuar me votë nga populli ynë i lodhur nga diktaturat, por nuk e arrinë dot për shumë arësye. Por kryesore mbetët trashëgimia historike, mentaliteti, varfëria dhe papjekuria për ti ngritur zgupthi me votë.
A do të shpëtojë kësaj radhe Edi Rama që është koka e krimit e korrupsionit në Shqipëri?! Të shohim.
Përcjellja me pekule e administratorëve të inçeneratorëve, e Ahmetaj dhe mos arrestimi i Gjiknurit@compani më lë dyshime të forta.
Gjithsesi, do ishte më e drejtë që qeveria Rama 3, të rrëzohet me zgjedhje e jo nga plehrat…