Arben Ahmetaj tjetër intervistë nga arratia, paralajmëron publikimin e dokumenteva të reja

0

Nga arratia, Arben Ahmetaj “sfidon” sërish qeverinë Rama duke paralajmëruar publikimin e fakteve të reja përmes një interviste televizive.

Ish-kryeministri Arben Ahmetaj do të shfaqet për herë të tretë në intervistë, ditën e hënë (26 janar).

Ahmetaj do të jetë sërish përballë gazetarit Çim Peka ku në vidoen e publikuar nga ky i fundit premton nxjerrjen e fakteve për aferat korruptive të ish-bashkëpunëtorëve të tij politikë.

Ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar që prej 24 korrikut 2023, pasi akuzohet për “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu