Arben Kraja deklaron se SPAK-u po heton Sali dhe Shkëlzen Berishën për Gërdecin dhe ish- kompleksin Partizani

0

Kreu i SPAK, Arben Kraja, ka tronditur me një deklaratë Familjen Berisha, duke u prishur dasmën që do të bëjnë këto ditë, ku Shkëlzeni do martohet për të dytën herë, këtë radhë me Armina Mevlanin.

Kraja ka bërë me dije se ish-kryeministri Sali Berisha është në hetim për disa çështje, që kanë të bërë me privatizimin e ish-kompleksit Partizani, aferë korruptive që Report Tv e ka sjellë me anë të 3 investigimeve.

Berisha është në hetim edhe për dosjen e Gërdecit, tha Kraja, por duke mos dhënë më shumë detaje se deri në ç’fazë janë hetimet.

Të mos i marrim të personalizuara. Ka çështje për fakte konkrete për të cilat pretendohet se mund të ketë përfshirje edhe ish kryeministri apo ish presidenti.

Diskutohet çështja e Gërdecit, që po hetohet, është publike dhe diskutohet çështja e privatizimit të kompleksit “Partizani”, që janë përfshirë familjarë të tij. Çështjet janë në hetim dhe unë nuk mund të them asgjë më shumë”, deklaroi ai.

Tek Gërdeci është përfshirë Shkëlzeni, ndërsa tek ish Klubi Partizani përfitues është dhëndri Jamarbër Mallrezi, i cili ka ngritur 20 pallate.
I pyetur nëse këto çështje kanë lidhje me shpalljen ‘Non Grata’ nga SHBA, Kraja shtoi se ato janë të qeverisë amerikane, ndërsa SPAK heton çështjet penale në Shqipëri.

Ne nuk merremi me deklarata, duhet të më mirëkuptoni. Deklarata janë deklarata politike, janë mbi baza të tjera. Deklaratat janë të qeverisë së SHBA, ndërkohë ne hetojmë çështje penale në Shqipëri dhe nuk kemi dalë në konkluzion as po, as jo në lidhje me ato deklarata”, tha Kraja.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu