Arben Kraja po ikën/ Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, kandidatët do të intervistohen e zgjidhen brenda ditës

0

Emri i ri drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme do të mësohet në fillim të muajit dhjetor. KLP  është duke verifikuar dokumentacionin e tre kandidatëve që kanë shprehur interesin nese kanë pengesa për të qëne pjese e garës.

Kreu i ri që do të pasojë Arben Krajën në krye të Prokurorisë e Posaçme për tre vitet e ardhshme do të zgjidhet në fillim të muajit dhjetor. Pas garës së hapur nga KLP, tre prokuror të kësaj strukture Altin Dumani, Adnand Xholi dhe Edvin Kondili kanë qënë të vetmit që kanë shprehur interes nga 17 prokokuorët, për të qënë drejtues të strukturës.

Rtv Ora Neës meson se aktualisht të tre kandidatët po verifikohen nga KLP i plotësojne apo jo kushtet për të qënë pjesë e garës dhe me pas do të caktohet dita ku ata do të intervistohen dhe po atë ditë Këshilli edhe do të votojë për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme.

Që në krijimin e saj kjo prokurori u drejtua nga Arben Kraja të cilit i përfundon mandati i drejtuesit në 18 dhjetor. Kraja do të vijojë detyrën si prokuror i kësaj strukturë ndërsa njeri nga tre kandidatët që do të marre më shume vota nga 11 anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokuroisë do të jetë pasardhësi i tij në detyrë për 3 vjet të tjera. Nga ana tjetër edhe Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë dhe e Apelit pritet të zgjedhin drejtuesit.

Aktualisht ata janë me drejtues të komanduar po me drejtues të komanduar janë edhe Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese dhe pothuajse të gjitha gjykatat e tjera në vend. Kjo për shkak të vettingut i cili ka shkarkuar drejtuesit në më të shumtën e rasteve ndërsa numri i pakët i gjyqtarëve nuk mundëson zgjdhjen e drejtusit të ri.

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, kandidatët do të

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu