Arlind Qorri: Opozita përbëhet nga dordolecë dhe pazarxhinj, më thoni një emër oligarku që ata përmendin

0

Arlind Qorri, drejtuesi i lëvizjes “Bashkë”, ka deklaruar se opozita e drejtuar nga Sali Berishës nuk ka guxim të përmendë një emër oligarku, dhe nuk ka denoncuar jo vetëm “Kullën Mal”, pas të cilës flitet se qëndron vetë, por as edhe përbindëshat e tjerë të betonit që po ngrihen në Tiranë.

“Janë parti të vjetra, të kalbura, të kompromentuara. Që zoti Berisha nuk tha për një prek krimeve më të mëdha në Tiranës, nuk është e re. Më thoni ju mua kur ka reaguar Berisha, për kullat që po ndërtohen apo janë ndërtuar.

Kur ka reaguar për kullën që ende po ngrihet te ish-këndi i lojërave, “7-xhuxha”. Kjo është një opozitë formale që ndan para me pushtetin nën rrogozë, edhe me oligarkët.

Berisha bën beteja kozmike të themi me SHBA, George Soros, dhe nuk ka guxim për një prej krimeve që po bëhet sot në mes të gushtit”, deklaroi Qorri gjatë një intervistë për “Breaking” në Top Story.

Sipas tij, Berisha dhe Edi Rama janë partnerë me oligarkët ndërtues në Tiranë, çka tregon se ata janë dordolecë në opozitë.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu