Parlamenti izraelit ka mirëpritur ditën e sotme Presidentin e SHBA-së, Donald Trump me duartrokitje.
Dhjetëra pjesëmarrës në parlament, përfshirë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentin Isaac Herzog, duartrokitën udhëheqësin amerikan ndërsa ai hyri në sallë.
Gjatë fjalës së Donald Trump në parlamentin izraelit, një person, i cili mbante një letër në duar, është nxjerrë me dhunë nga ambientet e parlamenti.
Ngjarja ndodhi teksa ishte duke folur presidenti Donald Trump, por është ende e paqartë se çfarë ishte duke thënë dhe çfarë po synonte personi që u nxor menjëherë jashtë nga siguria.

Konkretisht, me hyrjen e presidentit amerikan në sallën plenare të Knessetit, deputetët dhe të pranishmit u ngritën në këmbë dhe e duartrokitën pa pushim.
Ndërsa ceremonia vazhdonte, emrat e anëtarëve të qeverisë amerikane që shoqëronin Trumpin u lexuan një nga një, duke provokuar një valë të re duartrokitjesh nga të pranishmit.
“Është një nder i madh, një vend shumë i bukur këtu. Jemi këtu sot, një ditë gëzimi dhe shprese. Pas dy vitesh errësirë dhe robëri, 20 pengje janë kthyer në shtëpi”, tha presidenti amerikan, duke marrë fjalën. “Armët heshtin”, theksoi ai, duke shtuar se rajoni tani është “në paqe” dhe shpresojmë se do të mbetet i tillë “përgjithmonë”. “Ky nuk është vetëm fundi i luftës, por fundi i një epoke terrorizmi. Ky është fillimi i një uniteti të madh dhe harmonie të qëndrueshme për Izraelin dhe të gjitha kombet e një rajoni që së shpejti do të jetë vërtet i mrekullueshëm. Unë e besoj këtë me gjithë zemër. Ky është agimi historik i një Lindjeje të Mesme të re “.
Teksa përgëzoi Netanjahun dhe negociatorin Witkoff për lidershipin, Trump u shpreh se nga sot armët heshtën në tokën e shenjtë dhe një e ardhme e re ka nisur për të gjithë rajonin.
“Faleminderit të gjithëve është një nder i madh. Jemi mbledhur këtu në këtë ditë të madhe. Pas 2 viteve errësirë, 20 pengje po kthehen në familjet e tyre. 28 të tjerë do të kthehen për t’u prehur në tokën e tyre. Sot armët kanë heshtur dhe dielli e gjeti në paqe tokën e shenjtë. Ky nuk është fundi i luftës, por edhe fundi i terrorit. Falënderoj kryeministri Netanjahu, një burrë trim, pa të paqja nuk do të ishte e mundur. Nuk është aq e lehtë të flasësh me të, por prandaj është aq madhështor.
Faleminderit Bibi ke bërë një punë të madhe. Faleminderit dhe të gjitha vendeve të tjera arabe që u angazhuan për lirimin e pengjeve. Gjenerata do ta mbajnë këtë moment, si momenti kur gjithçka ndryshoi dhe ndryshoi për mirë. Shumë njerëz na thonin që po humbnim kohë kot, por nuk doli kështu. Një falënderim për Steve Ëitkoff. Ai u zgjodh nga unë, nuk e kishte bërë më përpara këtë gjë. Ishte një biznesmen i madh, që negocion, por ai është njeri i madh. Të gjithë e respektojnë”, tha Trump.








