Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, gjykatësja Ekaterina Trendafilova, po vazhdon të qëndrojë brenda një hoteli në Prishtinë, ndërsa takimi i paralajmëruar me përfaqësues të shoqërisë civile nuk ka nisur ende.
Takimi është njoftuar të fillojë në 14:30, por aktivistë të Partisë Socialdemokrate ndërmorën një aksion për ta kundërshtuar vizitën, raporton T7.
Në përplasje me policinë, janë arrestuar disa aktivistë të PDK-së, përfshirë kryetarin e kësaj partie, Dardan Molliqaj.