Policia kufitare në Rinas ka arrestuar një shtetas turk i kërkuar ndërkombëtarisht, për menaxhim të një grupi kriminal.
Në prangat e policisë ka rënë një 47-vjeçar me iniciale M. T., alias T. N., 47 vjeç, banues në Stamboll.
47-vjeçari është dënuar pasi Gjykata e Gyor-it, Hungari, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të kufirit dhe menaxhimi i një grupi kriminal”
Gjatë verifikimeve, ka rezultuar gjithashtu, se 47-vjeçari ishte i dënuar më parë edhe në Gjermani.
Autoritetet vijojnë punën për ekstradimin e këtij shtetasi.