Artan Hoxha/ Për një vrasje janë paguar edhe 1 milionë euro

0

Gazetari Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të fortë, teksa po diskutonte për masakrën me tre viktima të disa ditëve më parë, në mbikalimin e Fushë-Krujës.

Hoxha tha se atentatet e tilla paguhen shtrenjtë dhe kryhen nga njerëz tepër profesionistë.

Ai theksoi në emisionin “Të Paekspozuarit” se di raste ku për një atentat janë paguar edhe 1 milionë euro.

“Dalin rrallë, po kur dalin nuk gabojnë. Të fikin derën. Janë 3-4 grupe që kanë bashkëpunuar për të bërë një atentat. Kjo ngjarje nuk ndodhi papritur. Është një vijim, një përplasje e grupeve kriminale. Mos mendoni se u mbyll. Pas kësaj nuk do të falet më askush.

Ato paratë e kokainës ku shkojnë sipas teje. Këtu shkojnë. Dumani tha që ishin paguar për një atentat deri 500 mjë, unë di që janë paguar edhe 1 milionë euro. Është një organizim i madh. Janë këta që kanë fuqinë të kalojnë 1-tonëshat në Durrës”, tha Hoxha.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu