Artan Hoxha sulmon Karlo Bolinon dhe Sokol Ballën!

0

Gazetari investigative Artan Hoxha në një postim të tij të fundit ka treguar se ai është thirrur nga prokuroria në lidhje me rihapjen e hetimeve për 21 janarin 2011 ku mbetën të vrarë katër persona.

Në statusin e tij gazetari Hoxha shkruan:

’Duke “manipuluar” provat me kafe turke te klubi lagjes, në pritje të atyre burrave me kostum, që të pyesin “si e ka emrin baba, si e ka emrin nëna”….
Puna është si t’i thërresin ATA lart, për t‘i pyetur “si e ka emrin baba, si e ka emrin nëna”, se ATA po ja bëjnë “nënën dhe babën” bashkë, gjithë popullit….

Por ajo që bie dhe në sy është dhe fakti se gjatë shkëmbimit të komenteve me gazetarin tjetër Flamur Vezaj, Hoxha ka treguar se pasi Sokol Balla  mori detyrën si  drejtor i ABC News, ka mbetur pa punë.

Komentet:

Flamur Veza: E ta mendosh që ata lart dhe jo vetëm të kanë bërë me syza edhe pse të shkojnë.

Artan Hoxha: e pra dreqin, Karlo Gambinon nga rrogëtar me 21 janar 2011 sot e kanë bërë pronar koncensionesh shtetërore dhe me alamet televizioni privat në mes të Tiranës. Kurse atë drejtorin e madh të medias kombëtare, që tregonte te libri për 21 janarin, si u dogj makina e ABC nga protestuesit, sot e kanë bërë pikërisht drejtor të madh të ABC dhe vetëm fuoristrada prodhim i fundit i kushton sa shtepia ime, lëre pastaj vilën nga Rolling Hills.

Kurse une Mulo, me 21 janar 2011 të paktën isha në punë në Neës24, po sot, sapo këta të pushtetit morën në kontroll ABC, më kanë bërë goxha nder të madh, me kanë lënë dhe pa punë.

 

Gazetari investigativ Artan Hoxha mbetet pa punë, sulmon Karlo Bolinon dhe

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu