Asociacioni në tokë amerikane, “u kry!”

0

Amerikanët ja dolën të çojnë deri në fund atë që nisën në Kosovë, krijimin e komunave me shumicë serbe. Ambasadori Hovenier deklaroi pas tryzës me politikanë dhe shoqërinë civile se do zbatohen të gjitha angazhimet e dialogut. Kryeministri Kurti një kundërshtar i zellshëm i “Zajednicës” u tërhoq nga kundërshtimi i komunave njëetnike. Presidentja Osmani me optimizëm deklaroi se  “Gjithçka që ka të bëjë me Amerikën është e mirë”.

Asociacioni në tokë amerikane, “u kry!”

Paraditen e të martës ndërsa në Ambasadën amerikane në Prishtinë po diskutohej krijimi i komunave me shumicë serbe, Albin Kurti, për herë të parë nuk e kundërshtoi këtë çështje në publik, ndërsa përkujtoi dëshmorin Zahir Pajaziti, tentoi ti shmangej gazetarëve duke i rënë shkurt.

“Besoj që ata që janë në takim do ta thonë fjalën e tyre. Atje ndodhet shefi i stafit tim dhe shefi i stafit të Presidentes”.

Veç shefit të kabinetit të tij, Luan Dalipi,  Kurti kishte dërguar në tryezën e Jeffrey Hovenier edhe Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia dhe atë të Arsimit, Arbërie Nagavci.

Ndryshe nga herët e tjera kur ka këmbëngulur se nuk do të ketë në Kosovë komunë njëetnike bazuar me pakon Ahtisari dhe Kushtetutë, këtë të martë Kurti nuk e përmendi një deklaratë të tillë.  Presidentja Osmani shfaqi me shumë optimizëm.

“Gjithçka që ka të bëjë me Amerikën është e mirë” .

Ajo kishte dërguar në Ambasadë dy përfaqësues nga Presidenca për të diskutuar Asociacionin në tryezën amerikane, të cilën diplomati Jeffrey Hovenier e cilësoi si sesion dëgjimor pasi kreu bisedimet.

Përmes një postimi në Twitter, Hovenier shprehu mirënjohjen ndaj palëve që ishin të pranishëm në takim, përfshi dhe shoqërine civile.

Ai tha se do të vazhdojë të avokojë për zbatimin e të gjitha angazhimeve të dialogut Kosovë-Serbi.

“Ne kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që ta ofrojë vizionin e saj për Asociacionin, që beson se mbron të ardhmen e Kosovës si shtet sovran, i pavarur, multietnik, demokratik, dhe siguron të drejtat e pakicave në përputhje me marrëveshjet e Brukselit dhe Kushtetutën e Kosovës. Kjo është vendimtare, kjo është e rëndësishme, kjo është urgjente”.

Ndërkohë në sheshin “Zahiri Pajaziti”, nje grup qytetarësh protestuan kundër “imponimit” të Bashkësisë së Komunave Serbe.

Ata marshuan drejt selisë së qeverisë me thirrjet kundër Asociacionit.

Zërat e tyre nuk u dëgjuan nga diplomacia Perëndimore.

Bashkimi Europian përmes zëdhënësit, Peter Stano, doli me një daklaratë të posaçme në mbështetje të Asociacionit e gjithashtu shtete të tjera të unionit përforcuan qëndrimin, duke thënë se Kosova me themelimin e Asocacionit nuk cënon Kushtetutën apo sovranitetin e saj, përkundrazi ndërton të ardhmen drejt strukturave euro-atlantike.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu