Atentati ndaj liderit të opozitës/ Jo vetëm patentën, por agresori kishte marrë edhe kredi

0

Pa u mësuar ende emri i agresorit që sulmoi kreun e opozitës shqiptare, Sali Berisha, në media u shpërnda një epikrizë e tij.

Dora qeveritare ishte kujdesur që të zhdukte motivin e ngjarjes, duke thënë se sulmuesi kishte probleme mendore.

Por e vërteta ishte krejt ndryshe. Gert Shehu, jo vetëm që nuk kishte probleme mendore, por në shkurt të këtij viti kishte arritur të rinovonte patentën.

Madje kreu i opozitës shqiptare, Sali Berisha, tha se ai ishte agjent i policisë kriminale.

Kur lajmi mori dhenë dhe u pasqyrua në mediat më të mëdha botërore, mediat e qeverisë tentuan të shpikin skenare të reja. Por skandali është edhe më i rëndë.

Burime të SYRI TV thonë se Gerti Shehu ka arritur që të marrë edhe një kredi pranë bankës OTP. Nëse ai do të kishte probleme mendore, nuk do kishte mundur të merrte këtë shumë parash pranë bankës së nivelit të dytë.

Sulmi ndodhi gjatë protestës paqësore të opozitës shqiptare. Ngjarja e rëndë është kryelajm në media më të mëdha të kontinentit.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu