Autoritete në New Jork këshillojnë qytetarët: Çfarë të bëni në rast se Rusia sulmon me armë bërthamore

0
 Sado e frikshme dhe e çuditshme të tingëllojë, autoritetet e qytetit të Nju Jorkut po këshillojnë qytetarët se çfarë të bëjnë në rast të një sulmi bërthamor nga Rusia përmes një video 90 sekondash.

Në videon e publikuar sot, autoritetet po udhëzojnë qytetarët se çfarë të bëjnë në rast të një sulmi bërthamor, pas pretendimeve të mediave shtetërore se presidenti rus Vladimir Putin dëshiron të zhdukë Bregun Lindor të SHBA.

“Pra ka pasur një sulm bërthamor. Mos pyet si dhe pse. Vetëm dijeni që qyteti u godit. Pra, çfarë të bëjmë atëherë?’ Megjithëse gjasat që një incident me armë bërthamore të ndodhë pranë qytetit të Nju Jorkut është shumë i vogël, është e rëndësishme që njujorkezët të dinë hapat për të qëndruar të sigurt”  dëgjohet të thuhet në video.

Më pas ai i nxit ata që të ndjekin tre hapa të thjeshtë, si: të hyjnë brenda, të qëndrojnë në shtëpi dhe të informohen nëpërmjet televizionit se çfarë të bëjnë më pas. Qëndrimi në makinë nuk është një opsion, teksa shtojnë se ata nuk duhet të dalin derisa zyrtarët të thonë se është e sigurt.

Për ata që janë të ekspozuar ndaj rrezatimit, ekzistojnë udhëzimet e mëposhtme: “Nëse keni qenë jashtë pas shpërthimit, pastroni menjëherë. Hiqni dhe futni në qese rrobat që kishit veshur për të mbajtur pluhurin radioaktiv ose hirin larg trupit tuaj”.

Më në fund, autoritetet po inkurajojnë njujorkezët të shkojnë në bodrume, nëse kanë një të tillë.

  • TAGS
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu