Avokati Kujtim Cakrani është shprehur se është dakord që shtëpitë publike të legalizohen.
I ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania është shprehur se në kohën e mbretërimit të Ahmet Zogut, shtëpitë publike ishin te legalizuara ndërsa tani jo.
“Ne kemi pasur një kuadër ligjor shumë të mirë në kohën e mbretërimit të Ahmet Zogut ku kemi pasur qendra, ku ushtrohej në mënyrë të ligjshme prostitucioni në Tiranë dhe nuk e kemi sot në vitin 2023. Jam dakord që të jenë të legalizuara”- tha ai.