Tiffany ka shkruar në rrjetet sociale se falënderon Zotin që babai i saj është gjallë.
SHBA- Vjaza tjetër e ish-Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, Tiffany Ariana Trump, ka reaguar në rrjetet sociale pas atentatit të bërë ndaj të atit ku ky i fundit mbeti i plagosur. Tiffany ka shkruar në rrjetet sociale se falënderon Zotin që babai i saj është gjallë. Ajo ka shtuar se dhuna politike kurrë nuk është përgjigja.
“Siç e patë sot, babai im është një luftëtar dhe do të vazhdojë të luftojë për ju dhe SHBA-në”, ka shkruar ajo.
Ish-Presidenti amerikan Donald Trump është qëlluar me armë zjarri teksa po fliste në një tubim në Pensilvani, ditën e djeshme rreth orës 18:13. Trump është goditur rreth veshit të tij të djathtë teksa po fliste dhe videot e tregojnë atë duke shtrënguar me shpejtësi veshin dhe më pas duke u ulur në tokë, ndërsa agjentët e sigurisë dhe të tjerët i vijnë në ndihmë. Ai u ngrit me gjak në anën e fytyrës dhe dukej se po thoshte “lufto, lufto” ndërsa shtrëngonte grushtin.
Trump më pas u shoqërua shpejt nga skena dhe në automjetin e tij. Ekipi dhe shërbimi sekret i Trump konfirmuan se ai ishte “mirë” dhe po kontrollohej në një institucion mjekësor lokal. Ndërkohë FBI-ja tha tha se ka marrë nën kontroll hetimin. Trump konfirmoi në një deklaratë të publikuar në faqen e tij të mediave sociale, se autori i sulmit u vra, ashtu si edhe një pjesëmarrës në tubim.
Dy persona të tjerë janë plagosur, sipas një deklarate të Shërbimit Sekret. Trump falënderoi Shërbimin Sekret dhe forcat e zbatimit të ligjit për punën e tyre. Presidenti i SHBA-ve Joe Biden tha dje se “të gjithë duhet ta dënojnë” atentatin e dyshuar ndaj ish-presidentit Donald Trump dhe shtoi se shpreson të flasë së shpejti me rivalin e tij.