Nga hiçi vijnë të gjithë. Analfabetë ka sa të duash në Parlament, por pa tituj shkencor e pasuri sheikësh zor se gjen.
Shkruan Sokol Pepushaj
Shqiptarët pa President ishin. Ai që duhet mëshiruar është Presidenti pa popull. Se Presidentët e tjerë, edhe pse ishin “mish i huaj” për Republikën, të zgjedhur gjithmonë nga Parlamenti plot falsifikatorë e analfabetë, hajdutë e kriminelë, secilit, edhe Ilir Metës, ca banditë pas i shkonin.
Sot, në nisje të rrugës, Presidenti është i vetëm. Shikoni kush e uron e kush e urren. Është plot hapësira sociale me meme e sarkazëm, me akuza për korrupsion dhe mungesë personaliteti.
Një president shqiptar me Emrin Bajram, për shumë arsye, i intereson Rexhep Taip Erdoganit. Në rrugëtimin e avancimeve shoqërore, një Bajram, një anonim që nuk i ka dhënë asgjë njerëzimit, s’ka si të mos bëjë reaksion, kur brenda një dite, Edi Rama, i përfolur si kapo i njërit prej 4 klaneve mafioze, e shndërron në pak orë nga gjeneral pa ushtri, në President pa popull.
Tek Gjeneral Bajrami, ti kërkon betejat, operacionet, ofensivat e defensivat, plagët e plumbat. Çuditërisht nuk gjen asgjë prej këtyre. Po, Bajrami shkruhet gjithandej se është gjeneral, se ka plot dekorata zyrash, trajnimesh, por ende botime akademike që i japin diçka njerëzimit, apo çdo gjë tjetër që kanë gjeneralët e ushtrisë.
Gjenerali vjen nga hiçi.
Nga hiçi vijnë të gjithë. Analfabetë ka sa të duash në Parlament, por pa tituj shkencor e pasuri sheikësh zor se gjen.
Ne po bëjmë edhe kujtestarin.
Rama, sapo kishte dalë nga burgu në Paris, ju ngjit si rrodhe Fatos Nanos dhe nga piktor pa piktura, e pamë politikan skizofren.
Edhe Sali Berisha, u katapultua nga Ramiz Alia si komunist ekstremist, për të bërë demokratin dogmatist.
Po sot s’jemi as për Sali as për Fatos, jemi për Bajram.
Që është President pa popull, mjafton të shikojmë rrjetet sociale. Të gjithë e shajnë, e pështyjnë madje në surrat e me neveri, Që Erdogani do kënaqet kur zotërinjtë e lindjes ta urojnë; Zoti Bajram Gëzuar Bajramin, këtu do jemi, do ta shohim!
Integrimi në strukturat Euro- Atlantike përmes idiotëve, hajdutëve e arrogantëve, na çon larg në kohë.
Sipas të bijës së Zeusit, Athinasë, vetëm kur është momenti për të respektuar të vdekurit (heronjtë), njerëzit janë të vegjël për të mos respektuar Zotat.
Të vdekurit e të gjallët i kemi bashkë, prandaj flasim.
I vdekur është Sali Berisha, por edhe me të gjallët, madje edhe me Zotin e këtij vendi, rri përditë. Sali Berisha dhe Edi Rama, debatojnë në kontekstet që amerikanët i kanë lënë me gojë hapur, Erdoganistët me qese hapur e Fethullah Gulenistët me shkolla ende hapur.
Pra tendencat për ndërgjegjësim, për detyrim veprimi, na serviren si mesazhe të këtu e pesë mijë viteve.
Kur është momenti për të respektuar të vdekurit, njerëzit janë të vegjël për të mos respektuar Zotat.
Në Shqipërinë politike, në këtë version, korrelacioni ngjan i njëjtë. Në një tjetër pamje, një analizë që përpiqet të kundrojë përtej legjendës tre mijë e ca vjeçare para Krishtit, shikon edhe ndryshueshmeritë mes heronjve të Akejve të lashtësisë dhe politikës sonë.
Sot, secili ka nga shumë pak “besimtarë luftëtarë”.
Edi Ramën për shembull, nuk e beson askush se mund të bëjë më shumë se ç’bëri nëntë vitet e fundit, as se nuk ka vjedhur pasuritë publike nuk ka njeri normal që beson.
Po për Sali Berishën dhe Ilir Metën, kush beson se nuk kanë kryer krime antinjerëzore, se nuk kanë vrarë kundërshtarë politikë dhe ekonomikë, se nuk kanë vënë pasuri mbi rrogën?
Kur kanë humbur besimin gjithë Zotat e 32 viteve, po Presidenti i 78 deputetëve pasanikë me kap ç’të kapësh, ç’është?
Përpunuan produktin që munden, shndërruan një Bajram Begaj nga Gjeneral pa ushtri në president pa popull./Pamfleti