Ballkani perëndimor marrëveshje: Lëvizje e lirë dhe njohje e diplomave universitare

0

Ministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor nënshkruan këtë të premte një marrëveshje që garanton lëvizjen e lirë të njerëzve midis vendeve dhe njohjen reciproke të diplomave universitare, duke hedhur kështu një hap drejt anëtarësimit në BE.

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, tha se këto marrëveshje hapin rrugën për krijimin e një tregu të përbashkët rajonal të Ballkanit Perëndimor.

Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë vendosur të lidhin tre marrëveshje kyçe. Në këto kohë, kur është e lehtë të humbësh shpresën, konferenca e sotme ishte një shenjë shprese dhe bashkimi. Çfarë do të thotë konkretisht për Ballkanin Perëndimor : Njerëzit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor mund të udhëtojnë midis vendeve të tyre pa viza – Universitetet e të gjashtë vendeve njohin diplomat e njëri-tjetrit, punëdhënësit njohin kualifikimet e njëri-tjetrit”, shkruhet në faqen zyrtare në Tëitter të Ministrisë së Jashtme gjermane.

Këto marrëveshje do të nënshkruhen zyrtarisht në një Samit të Ballkanit Perëndimor në Berlin në muajin nëntor.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu