Në seancën e sotme plenare, ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi ministret e qeverisë si të korruptuara, duke iu referuar edhe raportit të fundit për ndërprerjen e fondeve të BE për Bujqësinë.
Pas kësaj akuze, ka reaguar zv.kryeministrja Belinda Balluku, e cila iu përgjigj Berishës, duke e cilësuar si njeriun që shiti Shqipërinë.
Pjesë nga debati:
Berisha: A po diskutohet raporti i KLSH-së, ajo zonja tejkalo çdo limit. Në raport akuzohet në mënyrë eksplicite për abuzim të tmerrshëm me qiratë e pasurive publike, bashke me ministren e Mbrojtjes, janë 180 milionë euro vjedhje që i ndani me klane mafioze, dhe del e flet këtu. E ke lexuar raportin apo jo. Për kë është raporti? Je ti ministria që ke dhënë më shumë prona publike.
Balluku: Qiratë me 1 euro i ke shpikur ti me nismën Shqipëria 1 euro. Madje i vure Shqipërisë një tabelë shitjeje 1 euro. Ti nuk më bën mua asnjë përshtypje. Unë i kam mbijetuar shefit tënd, dhe ti nuk më bën përshtypje. Unë jam e mbijetuara e sistemit të Enver Hoxhës, ti nuk më bën fare përshtypje. Akuzat çojini në SPAK, por ti ke frikë t’i afrohesh.