Balluku-institucioneve: Kurseni 15% të energjisë në krahasim me një vit më parë

0

Zv.kryeministrja Belinda Balluku dhe njëkohësisht ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës u shpreh se institucionet duhet të kursejnë 15% të energjisë së konsumuar në krahasim me një vit më parë.

Sipas ministres ky vendim vjen për të kursyer energjinë në vend, pasi ndodhemi në një periudhë krize.

“Në mbledhjen e këshillit të ministrave bëmë disa ndryshme për marrjen e masave të veçanta për gjendjen e emergjencave për furnizimin me energjinë elektrike. Përmes këtij akti normativ kemi një kërkesë  për të gjitha institucionet shtetërore që duhen të kursejnë 15% të energjisë së konsumuar me faturën e një viti më parë. Kjo energji e konsumuar është ekuivalente me 1% të energjisë së konsumuar në total gjatë një muaji, ose një shumë parash me 3.4 mld lekë”, u shpreh ministrja.

Balluku sqaroi më tej se në çdo institucion do të ketë një administrator energjetik që ka për qëllim uljen me 15% të konsumit në institucionin që ai drejton.

“Do të fusim në fuqi emërimin e një administratori energjetik, do të emërohet nga titullari i institucionit. Administratori energjitik do të ketë si target uljen e konsumit me 15% të institucionit që ai drejton”, tha

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu