Barbana Dini dedikim prekës për Ergin në ditën e ditëlindjes: Kam një mall që më gërryen shpirtin

0

Këngëtarja e njohur, Barbana Dini i ka kushtuar një dedikim prekës vëllai të saj të ndjerë, Ergi Dini i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident disa vite më parë.

Ajo ka publikuar një foto me me Ergi e ndjerë, ku thotë se sot është data e ditëlinjdes së tij. Këngëtarja shkruan e përlotur se ndjen ende dhimbje e mall për vëllain që “e detyroi” të bëhet më e fortë.

“Sot eshte ditelindja jote engjelli im Ergi! Sot do jepja gjithcka, edhe jeten time, te isha duke festuar per ty,por gjithcka ndjej dhe kam eshte nje dhimbje dhe mall qe me gerryen shpirtin cdo dite…edhe lumturia nuk eshte lumturi pa ty…Nga njera ane kane ndryshuar shume gjera ne jeten time,nga ana tjeter nuk ka ndryshuar asgje…mungon TI pika ime e dobet,qe me “detyroi” te behem e forte!”, ka shkruar këngëtarja në foton e postuar në Instagram.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu