Opozita hedh hapin e parë për këtë vit për t’u bashkuar. Ditën e sotme janë takuar kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi me Flamur Nokën nga krahu i Sali Berishës me Petrit Vasilin nga Partia e Lirisë, Fatmir Mediun, Agron Duka dhe Sali Shehun nga Fryma e Re Demokratike.
Aleatët e vegjël opozitarë kërkojnë bashkimin e tre grupeve të PD-së, por krahu i Sali Berishës është kundër bashkimit me Lulzim Bashën. “Nuk bashkohemi me ata që nuk kanë bërë opozita” mësohet se ka thënë Flamur Noka.
Negociatat vijnë në një kohë kur Sali Berisha është në arrest shtëpie dhe paralajmërimit të Gazment Bardhit që pranvera do ta gjejë opozitën e bashkuar.