Basha dhe demokratët

0
Shkruan Zef Ndreka
Të quajtur qëndrestarë, demokratët që rezistuan prej më shumë se dy vite përballë Berishës, përballë anatemimeve, përballë shpifjeve e sulmeve të pa para, gjendën në një moment të turbullt, gati të çorientuar. Kjo vjen edhe për shkak të analizave politike që bëjnë vetë këto qëndrestarë, por sidomos pas bashkimit mekanik të deputetëve demokratas apolitik me ato të foltorës.
Është krejtësisht e pa kuptim lëvizja politike e tyre dhe futja në prehërin e Berishës non grata të shpallur familjarisht nga Amerikanët, pikërisht për korrupsion dhe minim të sistemit të drejtësisë.
Por ajo është punë e tyre. Nuk përbën asnjë lajm ai bashkim mekanik që u legalizua ditët e fundit. Praktikisht, ai “bashkim” kishte ndodhur përpara zgjedhjeve vendore të 14-Majit, ku Foltorja, Partia e Lirisë, PBDNJ dhe këto demokratët apolitik, morën rezultatin më skandaloz, më të dobët në historinë politike të opozitës.
Vetëm 6-bashki, dhe këto të dorës së fundit, ishte rezultati i një analize të pa bere asnjëherë në strukturat e tyre.
Dështimi spektakolar i atyre zgjedhjeve, i zhgënjeu mbështetësit e Berishës, i cili ju kishte premtuar dhe besuar se brënda 3 apo 6-muajsh do të rrezonte rregjimin e Ramës.
Po nga ana tjetër e PD-së zyrtare?!
Çfarë presin nga Lulzim Basha që të bëjë për demokratët qëndrestarë?!
Apo i përdor ai për interesa përsonale, ashtu siç i përdor Berisha palët tjetër?!
Basha duhet të spjegohet. Duhet të zgjohet nga gjumi. Duhet t’iu bëjë të qartë 105 mijë mbështetësve që e votuan PD-në pa patur kandidat, përse nuk e mbështet asnjë grupim politik si psh Partitë Europiane apo Partitë Popullore Europiane.
Përse nuk e mbështesin aleatët euroatlantik për të cilët shumë kishim shpresuar?
E pyetur më troç:
A ka ndonjë pengesë të pa thënë për PD-në zyrtare, e cila duhet sheshit se nuk ka asnjë përkrahje dhe po bie në rënje të lirë?
Çfarë pritshmërishë reale ka PD-ja zyrtare, e cila sipas sondazheve ndodhet nën nivelin e pragun elektoral të partive parlamentare?!
Sigurisht, përgjegjësitë bien mbi Lulzim Bashën, i cili e rimori me hile postin e Kryetarit të PD-së në një garë të vdekur. Dhe nuk ka si ndodh ndryshe tani pas një viti, kur po jep gjithë shembujt e provuar se nuk e shpie PD-në përpara, dhe se produkti i garës doli gjë e vdekur.
Nuk është aspak e udhës të gënjejmë vetën duke aderuar në një parti tipike berishiste, siç është PD-ja zyrtare e pa rinovuar, e kontrolluar me lente në çdo emërim kryesie, Këshilli Kombëtar etj, apo fallcifikim zgjedhjesh me kryetarë komisioni fallcifikator të përjetshëm.
Demokratët e Shqipërisë janë mbajtur peng nga Berisha dhe Basha.
Çfardo lloj manovrash apo variante votimesh e koalicionesh, opozita sa të jenë këto dy pengje do jetë e përjetshme.
Basha duhet të ulet e gjykojë ftohtë një herë, dhe ta shikoje si variantin më të mirë për të dhe për PD-në dorëheqjen, per ti hapur rrugë një proçesi të ndershëm.
Ndryshe, zgjedhjet e 2025 që po trokasin do dërrmojnë më tej këtë forcë politike dhe nuk mund të ketë më as alibi për tu justifikuar…
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu