Shkruan Zef Ndreka
Pyetja që do ju bëja publikisht gjithë demokratëve dhe elektoratit gri në përgjithësi është e thjeshtë, por aq e thjeshtë nuk është përgjigja e arsyeshme.
Përse ka ende mbështetës Berisha, Meta e Rama?!
Le të përmbledhim shpejt paksa situatën politike ku gjendet sot Shqipëria.
Edi Rama ka fituar apo manipuluar zgjedhjet disa herë, duke u bërë partia e parë më e madhe në vend, si dhe një forcë përcaktuese për çdo gjë në parlament.
Në këtë pikë asnjë qeveri të tillë nuk do e trondiste asnjë lloj opozite, për më tepër kjo e sotmja që gjendet më keq se e rrënuar për arësyet që i kemi thënë disa herë. Një PD e përçarë për interesa përsonale individësh dhe orientimesh politike. Një opozitë që e di mirë fatin e saj por që qëndron kokëfortë në rrugën e gabuar me deputetët apolitik të saj dhe non grat-ën në krye!
Në kushtet normale, të një demokracie funksionale, me rregulla e ligje, qeveria e Edi Ramës duhet ti kishte ditët më shifra që nuk do të zgjatnin më shumë se koha e një tështitjeje nga piktori i dështuar.
Por Edi Ramës iu njohjen zgjedhjet nga OSBE-ODIR, nga SHBA-të,në të njëjtën kohë, duke fituar e majta sërish e sërish me një shumicë absolute në parlament e në qeverisjen vendore së fundi.
Në këtë pikë, nuk do të ishte aspak banale të thuhet se vetëm një
marrëveshje e vitit 2008 e Berishës me Ramën, si dhe më vonë koalicioni i Berishës me Ilir Metaj duke përçarë PD-në, nuk do të garantonte votat e nevojshme për formimin e “Qeverisë së bekuar”, që foltoristët e zhgënjyer mezi e prisnin…
Ndërkohë Berisha tashmë ka deklaruar përfundimisht se nuk do të bëjë aleancë apo koalicion me PD-në zyrtare dhe Bashën.
Ndërkohë, Berisha nga ana e tij, për të qeverisur “Foltorën” apo për të menaxhuar problemet e tij ligjore, do të bënte aleancë të fshehtë me Ramën, që kanë thellësisht për të ndarë sado vonë të njëjtin problem. Pra treshja diabolike po dominon pozitën dhe opozitën!
Tashmë ndeshja, e ndezur dhe shumë e gjatë është në dorën e Kryetarit të PD-së për momentin, i cili po përpiqet me të gjitha mënyrat të gjejë një rrugë, ose ti godasë hapur ose të nënshtrohet. Nuk ka rrugë tjetër. Sigurisht, në një mënyrë disi “sui generis”, një ditë duke u bindur per këtë dhe ditën tjetër duke sulmuar!
Natyrisht duke i dhënë përsonalisht një njohje të pamasë liderit të PD-së zotit Basha, duke e ndihmuar që ai të bëhet gjithnjë e më shumë zëdhënësi i padiskutueshëm i disidencës së vjetër e të re ndaj politikës dhe partive, ndaj korrupsionit që e ka mbytur këtë vend.
Por çfarë verejmë?!
Faktikish duke përdorur të njëjtat metoda si non grat-a, megjithëse pak të rishikuara, që i lejuan dikur Berishës të qeverisë për gati 16-vjet, më shumë për shkak të të metave të të tjerëve dhe jo për meritat e tij, Bashës i duhet më shumë e më qartë të bashkëpunojë, të hapë PD-në më tej.
Dihet tashmë se e majta rozë synon gjithmonë të ndjekë kundërshtarin apo të tentojë ta kanibalizojë, por asnjëherë të bëjë garën e saj me projektin e saj të pa qartë dhe të pa besueshëm.
Me pak fjalë, për shumë shqiptarë ndikon “masturbimi mendor”, i cili sipas definicionit jep një kënaqësi të menjëhershme të shkurtër dhe të padobishme, sesa politika afatmesme dhe afatgjatë për një kënaqësi të plotë dhe të qëndrueshme të shqiptarëve.
Promoted Content