Shkruan Zef Ndreka
Ishte e shumë pritur nga mediat, nga demokratët, nga opinioni publik, nga të gjithë shqiptarët dhe politika, konferenca e shtypit të Bashës.
Megjithse kishte kohë të mjaftueshme për tu kthjelluar e për të ndryshuar, pasi prej më shumë se 7-muajsh nga rikthimi në krye të PD-së zyrtare ishte mbyllur në kështjellën e tij të vogël ku vërtetë flinte gjumë, pra Basha foli, foli duke qënë për herë të parë i qartë, duke zhdukur çdo ekuivok apo hamendje për të. Basha ishte ai që kishte qënë përherë, një pro-berishian i palëkundur!
Ai, më shumë se me mediat, më shumë se me shqiptarët, komunikoi në distancë vetëm me Berishën. Mbase kështu e do politika e përçarjes e ndjekur prej tyre!
Qëndrimi i Bashës tregoi se PD-ja zyrtare nuk u nda, nuk u shkëput dot nga berishizmi. Me gojën e kryetarit Basha, doli qartë se PD-ja zyrtare, ose vetë ai, është thjeshtë e/i përulur ndaj Berishës.
Siç duket, Basha kishte “harruar” firmën dhe aresyet pse e detyruan të largojë Berishën nga grupi parlamentar e më vonë nga PD-ja. Në çdo pyetje të gazetarëve, ai i referohej Berishës, madje me një keqardhje të artikuluar gjatë per fatin e tij, i cili zgjodhi rrugën e gabuar!
Pyetet që më vijnë të bëj:
– Po PD-ja zyrtare, Kryesia e saj, Këshilli Kombëtar, Kolegji i kryetarëve, a do ishte me këtë linje e qëndrim për të cilin foli aq qartë dhe hapur Basha?!
– A thua nuk ka forcë PD-ja zyrtare të ndahet përfundimisht nga Berisha dhe berishizmi?!
Fjalët e Bashës treguan ende varësi ndaj Berishës, mbase i lidhin mëkatet e përbashkëta me financat në “Rrugën e Kombit”, ” në vrasjen e katër qytetarëve në bulevard me duar në xhepa në ngjarjet e “21-janarit”, firmosja e “Detit” në favor të Greqisë etj.
Që do të thotë vazhdimësi e berishizmit, pra, e korrupsionit, e vrasjeve e krimeve, e minimi të demokracisë dhe shkatërrimit të sistemit të drejtësisë…
Po të ishte kështu, përse u përjashtua Berisha?! Apo për të fituar për momentin simpatinë amerikane?!
PD-ja, edhe këtë herë tregoi se është jo e qartë, dhe pa frymë…
Promoted Content