Pak ditë para ditëlindjes së tij të 59-të (më 11 dhjetor), Bashar al-Assad është zhdukur. Pas gati 25 vitesh në pushtet – dhe 54 vitesh për familjen Assad – ish-presidenti i Sirisë nuk është në pallatin presidencial, në Damask, i cili është pushtuar nga rebelët.
“Tirania e tij ka marrë fund”, thonë rebelët që festojnë, të cilët njoftojnë se ai është arratisur.
Por ku ka shkuar Assad?
Sipas informacioneve që vijnë nga Siria thuhet se Assad hipi në një avion Ilyushin-76 të Forcave Ajrore Siriane, i cili u nis me nxitim nga Aeroporti Ndërkombëtar i Damskut, u kthye në drejtim të Homapushtet, sit, por më pas u zhduk nga radarët.
A ishte Assad në atë fluturim dhe nëse po, a ka rënë avioni diku, a është rrëzuar apo ka bllokuar transmetuesit e tij? A ka vdekur, apo do të rishfaqet duke formuar një qeveri në mërgim?
Këto janë disa nga pyetjet më të shpeshtë në këto orët e fundit.
FlightRadar24 konfirmoi se ky fluturim u zhvillua, duke vënë në dukje se disa nga të dhënat e transmetuesit të avionit mund të jenë të pasakta ose të mungojnë, por “megjithatë, ne besojmë se të dhënat në përgjithësi japin një tregues të mirë të asaj që ndodhi me avionin ”
Sipas disa mediave, bazuar në të dhënat e radarëve të fluturimit, duket se avioni ose është rrëzuar ose ka bërë ulje emergjente.
Cilido qoftë fati i Assad, pas gjysmë shekulli të sundimit të Sirisë nga familja Assad dhe pas betejave të përgjakshme, presidenti i vendit që mbeti “gjallë” përmes një lufte të egër, ai u braktis nga të gjithë aleatët e tij.
Rebelët morën Damaskun pa shumë rezistencë pasi forcat ruse dhe iraniane ishin tërhequr një ditë më parë dhe Ushtria Arabe Siriane (SAA) shmangu përfshirjen e tyre.
Ndërkohë raportohet se gruaja e tij Asma, së bashku me tre fëmijët mbërritën ditën e djeshme në Rusi.