Shkruan Zef Ndreka
Demokratët ishin të bashkuar dhe në zgjedhjet e fundit parlamentare në 2021, morën mbi 630 mijë vota duke mbajtur në kurriz edhe aleatët e vegjël apo inekzistent. Çfarë ndodhi, pse u nda PD-ja, pse u përça në këtë formë sa bashkimi të bëhet i pa mundu?!
Sigurisht që dihet:
Proçesi i shkatërrimit të PD-së nisi pas shpalljes non grata të Berishës familjarisht nga DASH-i, për korrupsion dhe minim të sistemit të drejtësisë.
Pra, konflikti SHBA-Berishë është shkaku i sherrit të pa parë që u spostua brënda PD-së. Kjo bëri që Berisha të përfshinte edhe PD-në në luftën kundër Amerikës, për interesat përsonale e familjare të tij.
Këtë luftë, Berisha e filloi kundër Bashës kryetarit të PD-së, me argumentin se ka marrë një vëndim përsonal për përjashtimin e tij nga grupi parlamentarë i saj, në kundërshtim me statutin!
Aq donte Berisha, të merrte një pjesë të PD-së, të ndërtonte kalanë apo kështjellën mbrojtëse të tij dhe të familjes, edhe pse PD-në e përçau dhe ndërtoi partinë e tij, foltorën!
Me foltorën e tij, me Ilir floririn dhe Edi Ramën , kanë ndërtuar një trekëndësh, me një lloj aliazhi të veçantë, të fortë, që veç amerikanët ja gjejnë formulën dhe mund t’i shkatërrojnë.
Sasia e parave të pafundme , mediat e shkruara e vizive, portalet e pa numërta, punojnë për to.
Paratë e korrupsionit po riciklohen për të mbajtur me çdo kusht pushtetin.
Lind pyetja:
Çfarë borxhi i kanë demokratët Berishës?!
Kush ka përfituar nga demokratët dhe çfarë kërkon akoma tani?!
Me ego-n që ka Berisha, nuk do ja shtrinte dorën PD-së për bashkëpunim. Këtë e bëri për dy arësye:
Së pari, koalicioni i Berishës me Metaj, sipas sondazheve të tyre, nuk arrin 20%.
Së dyti, për t’i lënë dopio gjashtën në dorë PD-së, për ta bere fajtorët për humbjen e zgjedhjeve të radhës.
Sidoqoftë, Partia Demokratike me qëndrimin e djeshëm as ju referua dhe as nënkuptoi Berishen. Partia Demokratike nuk lëvizi aspak nga deklaratat dhe qëndrimet koherente të mbajtura më parë.
Baza e PD-së është e pafajshme në gjithë këtë mesele, në këtë rrumpallë që e ka futur Berisha, duke ngritur struktura paralele kudo.
Baza e PD-së është emotive, është lehtësisht e manipulueshme dhe aktualisht është në nevojë të madhe. Zgjedhjet lokale po vijnë. Ato janë thjesht lokale dhe jo politike.
Një qëndrim për të krijuar impulse pozitive tek baza, ia kemi detyrim gjithë demokratëve, për sot por edhe për nesër.
Asnjë qëndrim ndaj Berishës nuk duhet të ndryshojë!
Bashkimi i demokrateve është një proçes që mos sot, shpejt do të ndodhë, por pa Berishën non grata. Kjo është gjëja e duhur . Është vija ndarëse në PD.
Ose me Berishën ose me USA-të! Sidomos kjo vlen me tepër, kur e kërkojnë vetë baza e partisë, siç ndodhi së fundmi në Mirditë.
Promoted Content