Bashkimi Qendror i Bashkive të Greqisë (KEDE) kërkon lirimin e menjëhershëm të kryetarit të sapozgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.
Bordi Drejtues i KEDE shpreh mbështetjen për kryebashkiakun e Himarës, i cili ndodhet në paraburgim që prej datës 13 maj dhe i bën thirrje qeverisë shqiptare të vijojë me lirimin e menjëhershëm të tij.
Në deklaratë thuhet se arrestimi i Belerit është shkelje flagrante e rregullave themelore të të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës.
Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 Majit, me akuzën se ka blerë 8 vota për 400 mijë lekë të vjetra. Bashkë me të, është prangosur dhe shtetasi Pandeli Kokaveshi, i cili është në “Arrest me burg” por prej arrestimit qëndron i shtruar në QSUT. Dhe miku i Belerit, ka probleme me zemrën.