Belind Këlliçi, kandidati për bashkinë e Tiranës, ka zbritur sërish në terren pranë qytetarëve.
Këtë herë ai është ndalur me një zotim te bizneset e vogla, të cilëve u premton që tua shndërrojë pakënaqësinë në forcë reagimi.
Me anë të një statusi në rrjete sociale, Këlliçi deklaron se Tirana do të dalë nga apatia ekonomike dhe shoqërore.
“Do ta kthejmë dëshpërimin e tregtarit të vogël në motiv për të reaguar me votë! Do e shndërrojmë pakënaqësinë tuaj ndaj bashkisë në forcë reagimi! Tirana do të dalë nga apatia ekonomike dhe shoqërore! Zemërimin tuaj do ta bëjmë votë revanshi kundër betonizimit, kaosit urban dhe vjedhjes së taksave! Zgjedhjet nuk bëhen për t’iu dorëzuar të tashmes. Ato janë një mundësi që ky realitet të ndryshojë.
Më 14 maj votoni për ta marrë bashkinë, jo për ta dhënë!”, shkruan ai./ CNA.al
