Belinda Balluku nuk ka ngrënë dardha pas shpinës së Edi Ramës. ata kanë vjedhur bashkë

0

Kryesia e Partisë Demokratike është mbledhur në selinë e kësaj partie, ndërsa kreu demokrat Sali Berisha, u shpreh se zgjidhja e vetme e krizës ekzistenciale për shqiptarët është largimi i Edi Ramës si Kryeministër.

Ndërsa e konsideroi si moment të jashtëzakonshëm për vendin, Berisha tha se Edi Rama ka hequr maskën dhe ka nxjerrë fytyrën e vërtetë, duke u kthyer në mburojë të korrupsionit.

“Edi Rama pas një përpjekje të jashtëzakonshme të opozitës, por e vërteta është edhe të partnerëve ndërkombëtare dhe institucioneve ndërkombëtare për zbatimin, funksionimin e shtetit ligjor, zbatimin e ligjit dhe Kushtetutës, Edi Rama haptas hoqi çdo maskë, hodhi poshtë një përpjekje të madhe për të ndihmuar Shqipërinë dhe votoi në Parlament murin, mburojën e korrupsionit të tij, të vjedhjeve të tij dhe përfshiu, ose nën pretekst, zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

Ky akt i shëmtuar dhe i pashembullt ndonjëherë në historinë e Europës pas rënies së Perdes së Hekurt, është dëshmi flagrante e inkriminimit të tij direkt në mega-afera korruptive”, tha Berisha.

Sipas kreut demokrat, Edi Rama dëshmoi se nuk ka pranon të hetohet dhe të gjykohet për vjedhjet e tij monstruoze.

“Në këtë përplasje të fuqishme të paprecedent tremujore, viktima absolute ishte pa diskutim institucioni i akuzës, ishte prokuroria speciale dhe gjykata, për të cilat kryegjykatës dhe kryeprokuror pas votimit në parlament do jetë vetëm Edi Rama.

Me vendimin e parlamentit për të mbyllur mundësitë e hetimit pa imunitet, institucioni i akuzës apo tentativat e tij për të funksionuar mbi bazën e ligjit, jashtë kontrollit ekzekutiv, marrin një goditje fatale, asgjësuese, përfundimtare”, tha Berisha.

Sipas kreut demokrat, nuk është Balluku që ka ngrënë dardha pas kurrizit të Edi Ramës, por është vetë Kryeministri që ka ngrënë dardha.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu