Belinda Balluku u mor nën hetim nga SPAK? Ja çfarë shkruhej në fletëthirrjen e prokurorëve!

0

Zv.kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku është marrë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme.

Burime të besuara bëjnë me dije se fletëthirrja që mban firmën e prokurorit të Posaçëm Dritan Priençi, i është dorëzuar zonjës Balluku në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë ditën e martë, citon news24. Asaj i kerkohet qe me avokat te paraqitet ne prokurori ne daten 27 tetor 2025.
Në fletëthirrje zonjës Balluku i bëhet me dije se në momentin e paraqitjes në Prokurorinë e Posaçme duhet të jetë e shoqëruar nga një avokat, çka në raste të tilla lajmëron se mund t’i komunikohet akuzë penale.
Kjo nënkupton ndërkohë që me gjasë SPAK do ta ushtrojë ndjekjen penale ndaj numrit dy të mazhorancës pa masë sigurie e në këtë mënyrë prokurorët e posaçëm shmangin edhe kërkesën për autorizim në Kuvendin e Shqipërisë.

Mesditen e sotme para lajmit se Belinda Balluku është marrë e pandehur nga SPAK, Gazment Bardhi paralajmëroi publikisht se çështjet ndaj saj “me dhjetëra” po i afroheshin fazave vendimtare.

Bardhi e cilësoi Ballukun “zyrtaren më të korruptuar në 35 vite”, duke listuar gjurmë korrupsioni në energji e infrastrukturë – nga Tuneli i Llogarasë te Aeroporti i Vlorës dhe tha se një nga dosjet tashmë “ka marrë rrugë zyrtare”.

Bardhi ngriti edhe alarmin për presione politike e mediatike mbi prokurorin e posaçëm Dritan Premçi, madje edhe nga eksponentë të krimit të organizuar.

Ai adresoi pesë pyetje për SPAK: nëse Balluku do të thirrej si e pandehur; nëse ka pasur ndërhyrje nga Edi Rama; nëse aktivitetet ndërkombëtare të ministres po përdoren për të shmangur paraqitjen; si po garantohet pavarësia e hetimit; dhe çfarë mbështetjeje po i jep drejtueshmëria e SPAK prokurorit të çështjes.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar reagoi në lidhje me lajmin se emri i Belinda Ballukut është regjistruar si person nën hetim. Për News24, SPAK tha se “Prokuroria e Posaçme nuk ka asgjë për të ndarë me median”.

Ky reagim ka ardhur pas reagimeve se Prokuroria e Posaçme regjistron emrin e zëvendës Kryeministres Belinda Balluku si person nën hetim për akuzën e shkeljes se barazisë në tendera. Numri dy i qeverisë “Rama 4” sipas burimeve është thirrur të paraqitet në SPAK të hënën mbi bazën e një shkrese që mban firmën e prokurorit të Posaçëm Dritan Prençi.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu