Shkruan Zef Ndreka
Dy vjet më parë, Basha dha dorëheqjen nga kryetarë i PD-së, me argumentin se për të ruajtur unitetin në PD dhe për ta “prekur” Berishën që të dorehiqet edhe ai nga Foltorja, dhe PD-ja të kalonte në zgjedhje normale pas humbjeve të 25 Prillit, pa u përçarë, pa Berishën dhe Bashën.
Në të vërtetë, imponimi i dorëheqjes së Bashës erdhi nga faktorë të tjerë, njëri prej të cilave ishte rezultati skandaloz në zgjedhjet vendore në 6-Bashki, ku Foltorja fitoi Bashkine Shkodër.
Basha e dinte shumë mirë, se Berisha nuk e njeh hapin prapa, nuk e njeh marrshin indietro.
Por, tërheqja e tij nga Kryetar i PD-së, realisht u imponua për ti lënë fushë të lirë për ta faktorizuar non grat-ën. Madje, mendoj se edhe dorëzimi i godinës së PD-së është bërë në mirkuptim, pavarësisht vendimit absurd të gjykatës së Tiranës, i cili u rrëzua më pas nga Apeli.
Mund të themi, se e gjithë loja çfarë ka ndodhur me opozitën në tërësi, veçanërisht me PD-në, ka qënë një skenar i përbashkët, vetëm të ruhet Berisha.
Por, qeveria amerikane nuk bën shaka! Ajo kontrollon pushtetin gjyqsorë në Shqipëri, pikërisht për të ndëshkuar të paprekshmit e deri sotëm.
Disa herë kemi shkruar për plogështinë e PD-së zyrtare. Për vënjen në gjumë të demokratëve, duke u fshehur kryetari i PD-së me vite, por vetëm duke u kujdesur ta mbaj peng edhe këtë grupim, sado i vogël anti-berishë.
Në verë, e rimori PD-në përballë kandidatit Hani, në një proçes të manipuluar nga Gjana i përhershëm, i cili asnjëherë nuk u bë transparent.
Madje, Basha personalisht, është kujdesur të spostojë e të mbajë sa më larg persona anti-berishë në PD. Duke krijuar grupime kundër tyre, kundër zgjedhjes së tyre në organet drejtuese të PD-së.
Heshtja e tij për vite, sidomos mungesa e deputetëve të PD-së dhe e tij përsonalisht në këtë ditë kur votohet heqja e imunitetit të Berishës, e ka nxjerrë zbuluar.
Ai, ka patur frikë të prononcohet hapur e qartë si psh Kadilli, Haklaj, Bejko etj, ka fshehur PD-në duke e futur skutave. Nuk ka bërë asnjë luftë kur duhej ta bënte, por ka pritur si gjithnjë të “hajë gështenjat e pjekura” nga duart e të tjerëve.
Tani që Berisha iku, dhe Basha mbetët faktor i mosbashkimit të PD-së, është momenti për të të ikë.
Të japë dorëheqjen sepse më në fund edhe pse pas dy vitësh, Berishën që nuk munden ta largojnë apo shkarkojnë me vota, tani duhet të jetë konseguent me qëndrimet e tij të mëparshme.
Basha duhet të ikë.
Të krijohen mundësitë e bashkimit real të opozitës dhe PD-së, pa humbur kohë, përmes një votimi me gjithë anëtarësisë e saj.
Nqs deri më sot, pengesë ka qene Berisha, nga sot e tutje, pengesë mbetët vetëm Basha.
PD do të funksionojë vetëm pa pa të dy.