Berisha: Navalni denoncoi sarajet e carit të Rusisë, ne sarajet e kriminelit të Surrelit

0

Gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar, ish kryeminsitri Sali Berisha kujtoi sërish liderin opozitar rus, Aleksei Navalni që vdiq në 16 shkurt 2024 në burg në Rusi.

‘Navalni denoncoi sarajet e carit të Rusisë siç denoncojmë edhe ne sarajet e kriminelit të Surrelit’, tha Berisha.

I cili me sa duket ka harruar dy gjera: Supervilen e tij ne Gjirin e Lalzit dhe akuzen per korrupsion pasiv per favorizim te dhendrrit te tij ne mes te Tiranes, qe ndertoi 19 kulla shumekateshe nga nje ‘bythe vend’, e per pasoje jane te dy ne arrest shtepiak. Asnje krahasim me navalnyn qe te vetmen pune qe ka bere ka qene avokat dhe opozitar kunder Putin!

Pjesë nga fjala e Berishës:

Çfarë tregon, cila është e vërteta?

E vërteta është se heroi i fjalës së lirë, i dinjitetit njerëzor, u burgos dhe vdiq sepse denoncoi sarajet e carit të Rusisë, barbarit Vladimir Putinit.

Siç denoncojmë ne sarajet e kriminelit të Surrelit, Edi Rama.

Aleksei Navalni denoncoi vjedhjet e Putinit, vajzave dhe familjarëve të tij, siç denoncojmë ne vjedhjet e Edi Ramës, të thjeshtrës, të vëllait të tij, të baxhanakut të tij, të bashkëshortes së tij.

Miqtë e mi, Aleksei Navalni u burgos dhe vdiq, ra për t’u bërë i pavdekshëm sepse denoncoi vjedhjet, korrupsionin e organizatës kriminale që drejton cari i Rusisë.

Të Medvedevit, të ministrave të tjerë, me një guxim legjendar.

Siç denoncojmë ne vjedhjet e organizatës kriminale të Edi Ramës, që quhet qeveri.

Miqtë e mi, qytetarë dhe qytetare, korrupsioni nuk është pra vetëm një armik i shqiptarëve. Është armik i njerëzve në mbarë botën. Për shqiptarët, është armik kryesor.

Ju jeni dëshmitarë se jo vetëm Edi Ramën, por ne denoncuam me forcën më të madhe korrupsionin ndërkombëtar të diplomatëve, ambasadorëve, zyrtarëve të lartë, Xhorxh Sorosit, Aleksis Sorosit dhe cilitdo tjetër.

Zoti të vret po nuk i the armikut, armik.

Ndaj dhe ne do i qëndrojmë cilitdo që vjen dhe vjedh shqiptarët.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu