Berisha non grat-a në USA, Basha non grat-a në PD

0
Kryetari i PR, Fatmir Mediu, ish kryeministri Sali Berisha dhe Kryetari i PD, Lulzim Basha, gjate mitingut permbylles te fushates se Partise Demokratike, ne sheshin “Nene Tereza”, per zgjedhjet lokale te 21 qershorit. /r/n/r/nHead of Republican Party, Fatmir Mediu, Former Prime Minister Sali Berisha and Halim Kosova, candidate of the Democratic Party for the Municipality of Tirana, during the closing campaign of Democratic Party, in the square "Mother Teresa", for local elections on 21 June.
Shkruan Zef Ndreka
Pengmbajtësit e demokratëve dhe të një prese të opozitës, në të vertetë kanë të njejtin hall të përbashkët: përballjen me drejtësinë!
Nuk do jetë e largët dita kur përballja me SPAK-un dhe GJKKO do të ndodhë.
Uroj të shikojmë e të mbarojë sa më parë kjo ndeshje finale për të fituar pafajsinë apo për të marrë dënimin e merituar, me qëllimin final çlirimin e drejtësisë nga politika, nga krimi dhe korrupsioni.
Por shihet qartë se beteja për faktorizim dhe lufta brënda llojit, pra brënda opozitës, do të ketë një përfundim: humbjen e demokratëve, humbjen e kohës për rrotacion, humbjen e kohës për integrim euroatlantik.
Pengmbajtësit, kryesisht janë non grat-a osé kandidatë për tu futur në listën e zezë amerikane.
Konkretisht, Berisha është i shpallur kufomë politike dhe nofka familjare amerikane dhe britanike ja ka pretë gjithë rrugët. Po ashtu edhe Bashës, birit shpirtëror më të mirit të Berishës, i cili është i shpallur pa vendim non grat-a në PD nga pengmarresi Berisha.
Pyetja shumë e thjeshtë për foltoristët dhe demokratët: si do realizohet fitorja, ndryshimi, rrotacioni i pushtetit?!
Të gjithë e dëshirojnë ndryshimin. Por me non grat-at nuk vjen. Partita e tjera të krijuara kane të drejtë të garojnë e të provojnë sa ju vlen lëkura. Por do të ishte e udhës pa u penduar pas dt 11 Maj, të lëshonin diçka nga vetja e tyre, duke realizuar koalicionin e madh opozitarë nën një sigēl të vetme por përbashkuese të tyre.
Teknikacitetet janë të shumëllojshme dhe të mundura të zhvillohen. Psh, çdo subjekt politik opozitar që mendon të konkurojë në zgjedhjet parlamentare, do të mund të marrë nga dy deputet aty ku do garojne, dhe duke u mbështetur nga të gjithë opozita.
Mjafton të ulën pa humbur kohë e të bien në dakortësi, ndryshe po punojnë për të falur vota për Berishën osé për Ramën.
Në politikë ka shumë variante të tjera për zgjidhje. Njëri prej tyre psh do të ishte legalizimi i fraksioneve në PD me 30% ose më shumë, krejtësisht të ndarë nga kryefoltoristi.
Frazioni do të ketë grupin e vet parlamentarë, do ketë kandidatët e tij per qeveri etj.
Por a do e mendoje Berisha këtë variant apo pa e menduar e zë tmerri nga nje bashkim i tille?!
Berisha dhe PD e kanë provuar. Asnjeherë nuk kanë fituar të ndarë, pa pjesën moderatore e liberale te demokratëve.
Pra, si do veprohet?
A do bashkohen demokratet pa faktor Berishën dhe non grat-at ?!
Deri në 2027, unë nuk shikoj asnjë zgjidhje…
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu