Berisha po luan kartën e fundit

0
Shkruan Prel Dedaj New York
Asnjë njeri me mendje në kokë, nuk mund të thotë se protesta kundër qeverisë aktuale nuk është e drejtë . Madje edhe kur qeveriset mirë, përsëri protestat e gjejnë kuptimin e tyre. Asnjëherë nuk arrihet idealja ose më e mira e mundeshme . E për të shtuar perpjekjet për rezultate gjithnjë më të mira ekipi qeverisës , protestat janë një element thelbësor, kurdoherë të dobishme. Kuptohet në kushtet e një skamje ekstreme që ndodhet populli shqiptar në këtë perjudhe, ku çmimet janë më të lartat në Europe, perkundrejt pagave më të ulta, cili është ai që mund të thotë se nuk duhet protestuar?!
Mirpo, ne qytetarët shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit, duhet të analizojmë me shumë kujdes dy faktorë themelor në rastin e thirrjes që ban Sali Berisha për t’u bashkuar në protestë kundër qeverisë aktuale.
1- Cili është ky dhe në emër të kuj ban thirrje për të protestuar?
Nuk besoj se përveç ca ish doganierve, ish policë qarkullimi, ish drejtorë, ish ministra e zv/ministra dhe një pakicë e paperfilleshme të mashtruarish, i bashkohen në protestë burrit të vdekur politikisht në SHBA dhe Europe. Është me se e sigurtë se plaku “non grata” edhe sikure të ndodh çudia, ta përmbys qeverinë Rama, që për të qenë objektiv i ka kaluar koha kur duhej të kishte ndodhur, mjafton niveli marramendes i korrupsionit që sundon në çdo fushë të jetës së vendit, nën hijen e një qeverie missesh pa kurrfar inisiative, Berisha nuk mund të kryesojë një qeveri që do të shënonte qoftë ndryshimin më të vogël për mirë në favor të qytetarëve ? Berisha “non grata” në Amerikë dhe pothuajse edhe në Europe, është idiotsi të shkohet nëpër mëndje se do të vijë në pushtet si kryeministër. Një tjetër i pastër politikisht, por i dirigjuar nga Sali Berisha si kryetar partie , është e njëjta gjë. Diplomacitë perëndimore nuk ja hapin portat e bashkepunimit dhe ndihmës së nevojeshme, burrit të damkosur si i korruptuar në nivel te lartë dhe pengues i demokracisë në Shqiperi.
2 Po momenti i zgjedhur, a është në favor të vendit dhe të popullit që të krijohen tensione të brendshme politike edhe sikur Berishën ta kishim 40 vjeç djal, bilur për nga pastertia morale dhe të mos ketë kurrnjë akuzë ngarkim? Pikrisht në një çast kulmor, kur pritet që BE t’i japë frymë çeljes së negociatave me Shqipërinë, per pranimin e saj në BE, Berisha kërkon të zhurmoje me protesta, që të detyrojë ndërkombëtarët të ndalen në këtë akt, me motivin se Shqipërisë i mungon stabiliteti.
Atëherë, protestë përse!?
Pergjigjia është fare e kuptueshme. Vetëm që të pamundesohet pranimi në BE, gjë për të cilën në heshtje mendoj se e deshiron edhe vetë Edi Rama, pasi dihet se mbas antarsimit transparenca dhe treguesit e përgjithshëm makroekonomik, duhet të jenë brenda limiteve që kanë vendet tjera antare të saj. Dihet se po ti hapet rruga zhvillimit e mirqenies së popullit, i ndërpritet vjedhjes, abuzimit dhe pasurimit të paligjshëm , gjë e cila politikanëve shqiptarë nuk iu ka interesuar e as iu intereson.
Po cili, po kërkon ti “shpëtojë ” shqiptaret nga rregjimi i Rames!?
– Ai që kur qeverisi vetë, për të mbrijtur vjedhjen vrau 4 protestues në mes të ditës, që u vodhi pronat shqiptaret gjatë gjithë vijës bregdetare e kudo, që infektoj shoqërinë shqiptare me kulturën e vjedhjes së votës, që u ba familje me superpasuri pa asnjë biznes a aktivetet prodhues e si për ti nxjerrur gjuhën popullit që i besoj, kjrijoj bllokun e udheheqjes (hajduteve) në Gjirin e Lalzit. Ndaj thirrja që iu ban shqiptarëve , përfshi edhe ne emigrantëve , mendoj se duhet lexuar në favor të së ardhmes, e jo në favor vetëm të Sali Berishes e familjes së tij, që të shpëtoj pasuritë e vëna vetëm me vjedhje e abuzime në kohën kur ai ka qeverisur. Kam bindjen se shumica absulute e demokrateve të vërtetë, atyre që e duan demokracinë dhe shtetin ligjor, do ti thonë një JO të madhe ketij manipulimi djallzor të Sali Berishes e një shpure karrjeristesh e të inkriminuarish kur PD kishte mandat, rreth tin , së bashku me shumë prej atyre që aktualisht qeverisin e që janë të mbuluar deri në majë të kokës me vjedhje abuzime e krime të tjera të gjithllojeshme . Zgjidhja dhe ndryshimi vjen vetem nga individë të pa përlyer dhe në kohen e përshtatshme. Asnjëherë në një datë që cakton dikush, qoftë ky Berisha, Rama, Meta apo të tre së bashku. Berisha po luan kartën e fundit dhe vetëm për intetesa personale e familjes së tij.
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu