Berisha vazhdon të thellojë fajet!

0

Shkruan Zef Ndreka

Nuk i mungon as eksperienca as mundësia të analizoje realisht situatën pas votimeve të 11-Majit.
Këtë herë ka zgjedhur të ankohet, duke u përpjekur ti shmanget përgjegjësisë përsonale, direkt në humbje.
Kjo humbje pritej prej kohësh. Nuk ndodhi asnjë çudi, sepse në realitet, Berisha nuk luajti asnjëherë për rikthimin e PD-së në pushtet, por luajti gjithë gurët e tij vetëm të mbetej kryeopozitari, gjë që ia arriti, për gabime dhe faje të partive të vogla si Shehaj, Alibeaj, Basha, Qorri, Llapaj, Doshi etj.
Asnjëri prej liderëve të këtyre partive nuk sakrifikoj nga vetja përpara zgjedhjeve për të arritur vendi ynë një opozitë të re, ndryshe nga PD-ja. I deshën të gjitha vetë, u provuan, dhe mund të themi se dështuan.
Të bësh gabime në kalkulime apo edhe në përcaktime kandidaturash siç ndodhi realisht me partitë e vogla dhe PD-në e Berishës, nuk është ndonjë qamet. Por të bësh faje apo ti ripërsërisësh ato, është krimi më i madh në politikë.
Fajet në humbjen më madhështore të koalicionit më madhështorë të Berishës kanë një emër të vetëm Sali Berisha dhe vetëm një grusht ledhash rreth tij që u futën në listën e tij të mbyllur dhe që nuk prodhuan asnjë votë.
Berishës i ka mbetur sahati tek vjedhjet.
Nuk po mundët asnjëherë të vetme të përmendi Kodin Zgjedhor të dakortësuar para zgjedhjeve me Ramën.
Nuk besoj se në botë ka një kod zgjedhor të tillë, të cilin e propozoi vetë Berisha dhe ia impononte me forcë socialistëve.
Sali Berisha asnjeherë nuk u prononcua se ky Kod Zgjedhor nuk garanton votën e lirë dhe nuk garanton aspak barazinë e votës ndërmjet subjekteve. Vetëm nga ky Kod Zgjedhor, koalicioni i tij humbi 12 mandate, ende pa u futur në garë, duke menduar se do i fitonte ato falë Kodit.
Nga Berisha, akoma nuk është dëgjuar të artikulohen faktorët real të humbjes së PD-së dhe të koalicionit të tij. Ai nuk guxon të thotë troç se PD-ja nuk kishte organizim dhe se me kandidatët që iu paraqiti votuesve ishte përfaqësimi politik më i dobët në historinë e pluralizmit.
Kështu, Berisha i rri larg qëllimisht të vertetës së humbjeve të zgjedhjeve, duke zgjatur agoninë e PD-së dhe duke akuzuar si përherë me fjalën vjedhje!
Kjo i shton fajet atij, duke i mbajtur me shpresa e gajret kot së koti mbështetësit e tij të mashtruar, se në përpjekjën e parë elektorale do e rrëzonte Ramën!
Së paku të çlirohet vetë dhe gjithashtu PD-ja, duke dhënë dorëheqjen, e duke zvogëluar një faj…

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu