Besimtarët Orthodhoksë kremtojnë të Premten e Zezë/ Mijëra qytetarë kryejnë ritet në Korçë

0

Besimtarët Orthodhoksë në Korçë kanë kremtuar të Premten e Zezë, për të përkujtuar vuajtjet e Jezu Krishtit.

Mijëra qytetarë korçarë dhe turistë kanë ndjekur nga afër ritin e kalimit nën epitaf dhe varrimin e Krishtit, të organizuar nga Mitropolia e Shenjtë.

Nisja është bërë nga sheshi i Katedrales “Ngjallja e Krishtit”, ku janë bashkuar 6 epitafet e kishave, ndërsa ka vijuar në dy bulevardët kryesorë.

Procesioni është udhëhequr nga Mitropoliti i Korçës, Imzot Johani.

E premtja e Zezë shënon vdekjen e Jezu Krishtit në Kryq, për t’u ringjallur mesnatën e së Shtunës, kohë kur kulmojnë edhe kremtimet e Pashkëve.

E premtja e Zezë i paraprinë të dielës së Pashkëve, ku ceremonitë fetare mbahen si çdo vit në kishë

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu