“Beteja” e numrave brenda PD, Berisha mbledh 15 deputetë, Gazment Bardhi takim me 18

0

Në prag të rikthimit në normalitet të punimeve të Kuvendit, në radhët e opozitës kanë nisur edhe mbledhjet e deputetëve, të ndara tashmë në dy seli, atë të PD-së ku mblidhet grupi i ish kryeministrit Sali Berisha dhe në një nga ambientet e marra me qira pranë kryesisë së Kuvendit ku mblidhet PD-ja zyrtare.

Ish kryeministri Berisha ka denoncuar sërish sot manipulimin e zgjedhjeve, teksa në mbledhjen e thirrur prej tij merrnin pjesë 14 deputetë.

Mësohet se për arsye personale nuk kanë qenë të pranishëm Flamur Noka dhe Isuf Çela.

Ndërkohë, në mbledhjen e thirrur nga kryetari i ri i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ishin të pranishëm gjithsej 18 deputetë, teksa mungonin Kreshnik Çollaku, Lulzim Basha dhe Ramadan Lika.

Ashtu siç ka ndodhur rregullisht gjatë këtyre dy viteve, ka edhe një grup të vogël deputetësh të cilët nuk i janë bashkuar zyrtarisht asnjërit prej dy grupimeve ku janë nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, Ervin Salianji, Flamur Hoxha, Xhelal Mziu dhe Helidon Bushati.

Deputetët në mbledhjen e thirrur nga Berisha

Tritan Shehu
Luan Baçi
Edi Paloka
Lindita Metaliaj
Kasëm Mahmutaj
Sorini Koti
Asllan Dogjani
Tomorr Alizoti
Albana Vokshi
Greta Bardeli
Edmond Spaho
Kastriot Piroli
Bujar Leskaj
Ina Zhupa
Sali Berisha
Munguan

Flamur Noka
Isuf Çela
Oerd Bylykbashi
Elda Hoti
Petrit Doda

Deputetët në mbledhjen e thirrur nga Alibeaj

Gazment Bardhi
Dhurata Cupi
Saimir Korreshi
Arbi Agalliu
Lefter Geshtenja
Dashnor Sula
Enkelejd Alibeaj
Orjola Pampuri
Selaudin Jakupllari
Jorida Tabaku
Qani Xhafa
Bledion Nallbati
Ferdinand Xhaferraj
Zheni Gjergji
Andia Ulliri
Merita Bakiu
Flutura Acka
Eralda Bano
Munguan

Kreshnik Çollaku
Lulzim Basha
Ramadan Likaj

Deputetët në asnjë nga mbledhjet

Agron Gjekmarkaj
Ervin Salianji
Flamur Hoxha
Helidon Bushati
Xhelal Mziu

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu